Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Liberalizimi i vizave pritet ta fuqizojë pasaportën kosovare katërfish më shumë

    15/03/2023 16:09
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Vendimi i Këshillit të Bashkimit Evropian për të aprovuar lëvizjen pa viza për qytetarët e Kosovës nga 1 janari 2024, do ta katërfishonte fuqinë e pasaportës së këtij vendi, sipas Besart Bajramit, themelues i VisaGuide.World.

    Aktualisht, Kosova është në pozitën e 195-të në Passport Index, i cili rendit pasaportat e gjithsej 199 shteteve, qytetarët e të cilave kanë të drejtë të udhëtojnë pa viza në vendet e tjera.

    “Në Indeksin VisaGuide.Passport, pasaporta e Kosovës renditet në pozitën e 195-të me notën e pasaportës 10.39. Poshtë Kosovës renditen pasaportat e Irakut, Sirisë, Somalisë dhe Afganistanit. Në rast të liberalizimit të vizave nga BE-ja, Kosova do të lëvizte 93 pozita më lartë, në vendin e 102-të, dhe fuqia e pasaportës pothuajse do të katërfishohej, duke arritur në notë 38.93”, ka theksuar Bajrami.

    Megjithatë, sipas Bajramit, vendi ballkanik do të mbetej në fund të listës në krahasim me pasaportat e shteteve të tjera të Ballkanit Perëndimor, pavarësisht se do të ngjitej me 93 pozita në Indeksin e Pasaportave të VisaGuide.World.

    Këshilli i BE-së miratoi qëndrimin e tij në lexim të parë lidhur me udhëtimin pa viza për qytetarët e Kosovës.

    Artikuj të ngjashëm

    E la gurbetin pas 22 vitesh dhe u kthye në Kosovë, qytetari investon mbi 50 mijë euro me motora ATV në Istog

    Qytetari kthehet nga mërgimi dhe hap fermën e lopëve: 4000 mijë euro kam fitim vetëm nga qumështi

    Pamje nga grᶏbítjᶏ në një barnatore në Pejë, hᶏjdutí i merr paratë dhe sulɱoɳ punëtoren

    Të Fundit

    Hisen Berisha me thirrje për Policinë: Mos lejoni trazira, mos u bëni pjesë e skenareve politike

    “Ganja” ironizon me Pacollin: Uroj që mos t’i kenë shkruar në grupin e biçikletave

    Vazhdon mosbindja civile në Serbi, dhjetëra persona të ndaluar

    Kryetari i OEK në Samitin e Shkupit: Sektori privat duhet të jetë partner qendror në zbatimin e tij

    Pacolli i reagon Gjykatës Themelore për urdhërarrest ose paraburgim: S’kam pranuar asnjë ftesë zyrtare

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.