Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Lezhë: Ambulanca del nga rruga, katër të lënduar

    16/11/2022 15:19
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Katër persona mbetën të lënduar, mes tyre dhe një infermier, pasi autoambulanca, me të cilën po udhëtonin doli nga rruga dhe u përmbys në një parcelë.

    Aksidenti ndodhi mesditën e së mërkurës në superstradën Lezhë-Laç, në afërsi të fshatit Markatomaj.

    Autoambualanca po transportonte një paciente nga Rresheni në drejtim të Spitalit rajonal të Lezhës.

    Nga aksidenti mbetën të lënduar pacientja, dy shoqëruesit e saj: Mara Prega, Mrika Tusha dhe Vlash Toma dhe infermieri Fation Çuni, ndërsa drejtuesi i mjetit, fatmirësisht nuk mori lëndime, shkruan Oranews

    Të lënduarit u dërguan me urgjencë në spitalin rajonal të Lezhës, nga ku u mësua se ndodhen nën kujdesin e bluzave të bardha, jashtë rrezikut për jetën.

    Ndërkohë, Policia, e cila mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes, nisi hetimet për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të këtij aksidenti që paraprakisht dyshohet të ketë ndodhur nga shpejtësia dhe tentativa e një parakalimi nga drejtuesi i autoambulancës.

    Artikuj të ngjashëm

    Lezhë: Një 24-vjeçari i gjenden në trup dy mina me telekomandë

    Era e fortë vështirëson lëvizjen në Lezhë-Milot, kamioni përmbyset në anë të urës

    Vetëvritet polici në Lezhë pasi mësoi se vuante nga një sëmundje e rëndë

    Të Fundit

    Osmani pret Komandantin e Gardës të Iowas: Aleanca me SHBA-në e fuqizon sovranitetin e Kosovës

    Arrestohen edhe 3 të dyshuar për mashtrim kompjuterik në Gjilan

    Përfundon seanca për vrasjen e Liridonës- pranohet kërkesa e avokates për ekzaminimin e Naim Murselit

    Pas takimit të Osmanit me përfaqësuesit e partive – Presidenca: Datën e caktojmë ditëve në vijim

    Haxhiu pas takimit me Osmanin: Kërkova që t’i shpallim dy palë zgjedhje, të jashtëzakonshme dhe ato lokale

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.