Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    “Lexoje letrën…nuk hidhet posht rezoni për qefin e Albinit”, nga LDK i kundërpërgjigjen Emilija Rexhepit

    06/05/2025 19:54
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Nga Lidhja Demokratike e Kosovës i janë kundërpërgjigjur Emilija Rexhepit pas akuzave të saj se kreu i kësaj partie, Lumir Abdixhiku, i përjashtoi komunitetet jo-shumicë në propozimin e tij për formimin e një qeverie të tranzicionit.

    Deputeti i LDK’së, Besian Mustafa, ka thënë se është mirë që Rexhepi ta lexojë gjithë letrën, para se të lëshohet në akuza, shkruan Reporteri.net.

    „Emilija Rexhepi është mirë ta lexojë të gjithë letrën, ngadalë e me kujdes, para se të postojë akuza pa asnjë bazë. Nuk hidhet posht rezoni për qefin e Albinit…“, ka shkruar Mustafa.


    Ai ka ndarë edhe pjesën nga letra, ku theksohet se pjesë e një qeverie të tillë do të ishin edhe përfaqësuesit e partive të komuniteteve jo-shumicë.

    “Qeveria Nacionale e Tranzicionit, e formuar nga të gjitha partitë shqiptare dhe, në përputhje me dispozitat kushtetuese, edhe nga përfaqësues të partive të komuniteteve joshumicë, do të ketë afat të caktuar (deri në procesin e zgjedhjes së Presidentit të ri), qëllime të qarta politike dhe ekzekutive, program dhe agjendë ekzekutive të dakorduar, si dhe kryeministër dhe kabinet përfaqësues dhe unifikues.”, ka shkruar Mustafa, teksa ka bashkangjitur letrën e Abdixhikut.

    Rexhepi ka thënë se është „e turpshme, e papranueshme dhe jashtëzakonisht e rrezikshme“, deklarata e Abdixhikut, meqë sipas saj, komunitet jo-shumicë injorohen dhe eliminohen nga dialogu politik, pavarësisht se në letrën e Abdixhikut përmendet që pjesë e kësaj qeverie do të ishin edhe komunitetet jo-shumicë.

    „Një qasje e tillë është shoviniste, politikisht regresive dhe thellësisht e dëmshme për vizionin e një Kosove moderne dhe multietnike. Si zëvendëskryeministre e Qeverisë së Republikës së Kosovës për të drejtat e njeriut dhe për çështjet e komuniteteve jo-shumicë, por para së gjithash si boshnjakja më e votuar në zgjedhjet e fundit, duhet ta them qartë dhe me zë të lartë: Kosova nuk është dhe kurrë nuk do të jetë shtet i rezervuar vetëm për një grup etnik. Ajo i përket çdo qytetari të saj – qoftë ai shqiptar, boshnjak, turk, rom, serb, ashkali, egjiptian, goran apo kushdo tjetër që jeton dhe ndërton këtë vend“, ka shkruar Rexhepi

    Artikuj të ngjashëm

    Bajrami: U mblodhëm për të 17-ën herë, s’lëvizëm asnjë hap para

    Gashi (LDK): LVV e ka detyrë kushtetuese të gjejë konsensus që kandidati i tyre të kalojë

    LDK vazhdon me Ruzhdën, nominohet si kandidat për kryetar të Junikut

    Të Fundit

    Kjo është top 10-shja e Eurovizionit 2025

    Shqipëria pas më shumë se një dekade në top 10-she, zë vendin e 8 në Eurovizion

    Austria fiton Eurovisionin 2025

    Shqipëria merr 173 pikë nga publiku

    Përfundon votimi i jurisë kombëtare: Shqipëria grumbullon 38 pikë

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.