Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Sport

    Lewandowski regjistron rekorde të reja

    02/10/2024 13:37
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Robert Lewandowski është duke kaluar nëpër një formë të jashtëzakonshme.

    Sulmuesi polak realizoi dygolësh mbrëmë në fitoren e thellë 5:0 ndaj Young Boys në Ligën e Kampionëve.

    Me këtë rast, ai e bëri një tjetër arritje personale.

    Kjo është hera e parë që veterani i sulmit shënoi kundër një ekipi zviceran në garën më prestigjioze të futbollit evropian.

    Kjo nënkupton se Lewa ka shënuar kundër ekipeve nga 16 vende të ndryshme evropiane.

    Sipas “MisterChip”, numri 9 i Barçës me këtë rast e barazoi rekordin që e mbante deri tash dyshja Cristiano Ronaldo and Ruud van Nistelrooy.

    Kapiteni i Polonisë tash e sheh veten prapa lojtarëve legjendarë si Alessandro Del Piero, Zlatan Ibrahimović e Thomas Müller, të cilët kishin shënuar kundër klubeve nga 18 vende të ndryshme evropiane.

    Përpara tyre gjenden Lionel Messi e Raúl González, që kanë realizuar ndaj ekipeve nga 19 shtete, kurse listës i prin Karim Benzema.

    Ish-futbollisti i Lyonit dhe Real Madridit iu ka shënuar gola ekipeve nga 20 vende të ndryshme evropiane në Champions.

    Është interesante se njëri prej vendeve ndaj së cilëve nuk ka shënuar Lewa në Champions është pikërisht Gjermania, ku i kishte zhvilluar 12 sezone me ekipet e Bundesligës.

    Këtë mund ta arrijë nëse shënon në xhiron e ardhshme në Ligën e Kampionëve kundër ish-ekipit të tij, Bayern Munich.

    Lewa e kaloi mbrëmë Benzeman sa i përket numrit të klubeve që iu ka shënuar gola në Champions.

    Lewandowski iu ka shënuar 35 ekipeve, kurse Benzema ishte ndalur me shifrën 34.

    Rekordin e mban Lionel Messi, i cili iu kishte shënuar 40 ekipeve të ndryshme, kurse Cristiano Ronaldo është i dyti me 38.

    Lewandowski po ashtu e barazoi rekordin e Cristiano Ronaldos duke u bërë vetëm lojtari i dytë në histori të Championsit që i shënon 50 e më shumë gola pasi i ka mbushur 30 vjet.

    36 vjeçari është në formë kulmore me 7 gola e 2 asistime në La Liga, plus dy gola në Champions.

    Kështu, ai ka kontribuar në 11 golat e ekipit në 10 ndeshjet e para sezonale.

    Me dy golat e mbrëmshëm, ish-futbollisti i Borussia Dortmundit e Bayern Munichut arriti në kuotën e 96 golave në Ligën e Kampionëve.

    Ai është golashënuesi i tretë më i mirë në histori të Championsit, duke e parë veten prapa Cristiano Ronaldos, që i ka 140 gola dhe Leo Messit, me 129.

    Me dygolëshin ndaj Young Boys, përfaqësuesi polak lëvizi në vendin e shtatë në renditjen e top-shënuesve në histori të futbollit.

    Ai i kaloi 639 golat e Jimmy Jones duke shkuar në kuotën e 640 golave.

    Cristiano Ronaldo i prin listës me 904 gola, i ndjekur nga Lionel Messi me 841, Pelé me 762, Romário me 756, Ferenc Puskás me 725 dhe Josef Bican me 722. 

    Artikuj të ngjashëm

    Osmani: Çdo kapitull i Republikës së Kosovës mbart vulën e SHBA-së

    Projekt politik për të kënaqur Serbinë” – Bosch përkrah kritikat e profesorit britanik ndaj Gjykatës Speciale 

    Lamtumirë Juventus, Real Madrid siguron kalimin në çerekfinale të Kupës së Botës për Klube

    Të Fundit

    Osmani: Çdo kapitull i Republikës së Kosovës mbart vulën e SHBA-së

    Projekt politik për të kënaqur Serbinë” – Bosch përkrah kritikat e profesorit britanik ndaj Gjykatës Speciale 

    Lamtumirë Juventus, Real Madrid siguron kalimin në çerekfinale të Kupës së Botës për Klube

    Lindau, Bodensee në Gjermani përfshihet nga erëra të fuqishme dhe breshër i madh — shkaktohen dëme materiale

    Lirohet për qarkullim rruga drejt Jarinjës 

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.