Lëvizja Vetëvendosje, ka marrë vendim për dhënien e 500 biletave të koncertit të sotëm humanitar, për ta ndihmuar Arlind Veselin.
500 bileta të koncertit të sotëm, do të paguhen nga financat e Lëvizjes Vetëvendosje, në Podujevë – ku një biletë kushton 3 euro.
Koncerti do të mbahet me fillim nga ora 15:00, në stadiumin “Zahir Pajaziti”, në Podujevë.
Aty do të performojnë shumë këngëtarë të njohur dhe të gjitha paratë do të destinohen për shërimin e të riut nga Podujeva.