Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Letra e Gërvallës, Maliqi: Do të trajtohet nga aleatët si tallje me ta – Qeveria po mendon se mundet me i “folliratë” si militantat

    16/05/2024 09:52
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Njohësi i çështjeve politike, Agon Maliqi, ka thënë se letra që Kryediplomatja e Kosovës, Donika Gërvalla, ia dërgoi sot presidentit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, Theodoros Rousopoulos, ku e njoftoi se Kosova po e shkruan një draft-statut për Asociacionin dhe se do ta dërgojë në Gjykatën Kushtetuese deri në fund të muajit, do të trajtohet nga aleatët si tallje me ta.

    Sipas Maliqit, Qeveria e Kosovës jeton në një univers paralel ku mendon se “shtetet e perëndimit mundet me i “folliratë” si militantat”.

    “Kushdo që ka studiuar marrëdhënie ndërkombëtare besoj se ka bërë “simulime”, ku studentët luajnë role shtetesh dhe shpesh krijohen skenare jorealiste. Kosova sot po qeveriset si simulim studentësh. I patëm 2+ vjet si shtet për ta dërguar draftin tonë maksimalist të asociacionit. Tash kur efektivisht u mbyll hapësira e dialogut dhe u humb mundësia për t’u bërë diçka më serioze gjatë administratës Biden, madje edhe u mbyll dera për Këshill të Evropës sivjet, qeveria del me një manovër se “do ta dërgojmë draftin e bazuar në FES deri me 31 maj.” Kjo do të trajtohet nga aleatët si tallje me ta”, ka shkruar Maliqi.

    Letra vjen tash që Kosova po përpiqet që në momentin e fundit të anëtarësohet në KiE. Komiteti i Ministrave, që duhet të vendos përfundimisht për këtë, mblidhet sot dhe nesër

    Nëpërmjet një postimi në Facebook, Gërvalla ka shkruar se letra përmban zotimin se Qeveria e Kosovës do ta përgatisë një draft, ndërsa letrën e ka publikuar të plotë Gerald Knaus nga Iniciativa Europiane për Stabilitet.

    “Letra përmban zotimin që qeveria e Republikës së Kosovës do të përgatisë një draft për krijimin e një mekanizmi për vetmenaxhim, koordinim dhe bashkëpunim të komunave me shumicë serbe në Kosovë, i cili përmbush detyrimet e trashëguara ndërkombëtare të Kosovës, plotëson nevojat e qytetarëve të komunitetit serb të Republikës së Kosovës, por njëkohësisht respekton në tërësi dhe në secilin detaj të tij Kushtetutën dhe të gjitha ligjet e Republikës së Kosovës si dhe njëkohësisht edhe parimet e Këshillit të Evropës”, ka shkruar Gërvalla në Facebook.

    Ajo thotë se “një draft i tillë i shërben në njërën anë synimit të qeverisë për të integruar komunitetet joshumicë dhe zbatimit të ligjeve të Republikës së Kosovës në të gjitha komunat”.

    Drafti që po përgatitet, siç thotë Gërvalla, “siguron jo vetëm respektimin e plotë të Kushtetutës dhe ligjeve të Republikës së Kosovës, por në të njejtën kohë pamundësimon ndërhyrjet e palejueshme nga jashtë, si në komunat e Kosovës, ashtu edhe në të gjithë vendin”.

    Tash, ajo thotë se Kosova kërkon dhe pret që Komiteti i Ministrave ta pranojë përfundimisht vendit në KiE këtë muaj.

    “Pas konkretizimit të sotëm të zotimit tonë për të bërë një hap të rëndësishëm dhe të prekshëm në përmbushjen e zotimeve tona, kërkojmë dhe presim nga Këshilli i Evropës që të përmbushë pjesën e vet të detyrimit dhe të ftojë Kosovën për t’iu bashkuar pa vonesë Këshillit të Evropës, si vendi të cilit jo vetëm që i janë vendosur më së shumti kushte për anëtarësim në këtë organizatë, por i cili i ka përmbushur të gjitha këto kushte”, shkruan Gërvalla.

    Artikuj të ngjashëm

    Maliqi: Asociacioni pengesë për integrimin euroatlantik – kushdo që vjen në pushtet pas shkurtit duhet të merret me të

    “‘Edhe bar do të hamë’ dhe pushimet do t’i kalojë në Palma de Ujman”, Maliqi tallet me propagandën e çmimeve në Shqipëri

    Maliqi tregon cili është dallimi i madh mes Kurtit dhe Osmanit 

    Të Fundit

    Policia e Kosovës nesër vendos gurthemelin për stacionin policor në Zubin Potok

    Trumpi e pret Netanyahun të hënën e ardhshme në Shtëpinë e Bardhë

    Daku bëhet lojtari më i paguar i kombëtares, miliona euro siguron në Rusi

    Trump mbanë premtimin, i heq sanksionet Sirisë

    11 të vdekur nga shembja e minierës së arit në Sudan

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.