Letër e një grupi të shqiptarëve të Maqedonisë me punë në vende të ndryshme të Evropës – Drejtuar kryeministrit të Qeverisë proruse të Maqedonisë, Hristjan Mickovskit, me kërkesën që ai t’i ndalë veprimet e tij të poshtra ndaj shqiptarëve në Maqedoni
Letër e hartuar me 7-të Nëntor 2024
Ne, nji grup i shqiptarëve nga Maqedonia me punë në disa vende të Evropës, këtë letwr ia drejtojmë kryeministrit prorus të qeverisë së Maqedonisë me thirrjen: Hristjan Mickovski ndalë veprimet e tua diskriminuese ndaj shqiptarëve të Maqedonisë sa nuk është bërë vonë!
Ne, e kemi të qartë që qeveria proruse e Maqedonisë në krye të së cilës ndodhet ultrashovinisti Hristjan Mickovski, punon ditë dhe natë për shkaktimin e një lufte ndëretnike në Maqedoni, në mes të policisë dhe ushtrisë monetnike Maqedone në njërën anë dhe popullatës së pambrojtur shqiptare në anën tjetër, e cila përbën rreth 40% të popullatës së përgjithshme në Maqedoni.
Ne, po ashtu e kemi të qartë se qeveria proruse e Maqedonisë në krye me Hristjan Mickovskin, punon për shkaktimin e luftës ndëretnike në Maqedoni, me qëllim të fundit ndarjen e Mqedonisë në mënyrë jo të drejtë: në pjesën e madhe për maqedonët dhe pjesën e vogël për shqiptarët.
Ne, nuk e duam as luftën ndëretnike dhe as ndarjen e Maqedonisë. Përkundrazi, ne jemi për paqe dhe barazi në mes të populltës shtetformeuese maqedone dhe popullatës shtetformuese shqiptare, si dhe jemi për antarësimin e Maqedonisë në Bashkimin Evropian dhe në institucionet tjera ndërkombëtare euro-amerikane.
Por, nëse qeveria proruse maqedone në krye me Hristjan Mickovskin, do të vazhdoj me diskriminimin e mëtejshëm të shqiptarëve në Maqedoni, do të vijë një ditë kur shqiptarët do të janë të detyruar, që dhunës politike dhe dhunës së policisë dhe ushtrisë monetnke maqedone, ti përgjigjen me aksione mbrojtëse. Në një situatë lufte grupi ynë por edhe shumë shqiptarë tjerë nga Maqedonia me punë në vende të ndyshme, do të angazhohen ditë e natë për organizimin e mërgatës shqiptare nga Maqedonia prej rreth 500 mijë vetash, që ajo si fuqi eknomike dhe ushtarake të vihet në mbrojtje të popullatës shqiptare në Maqedoni, nga sulmet e policisë dhe ushtrisë monoetnike të Maqedonisë. Por, në një situatë lufte edhe diaspora shqiptare e Kosovës, e Malit të Zi dhe e Luginës së Preshevës në jug të Serbisë, që marrw së bashku përbëhet prej rreth 2 milionë vetash, e shpërndarë në Evropë, Amerikë, Kanada dhe Australi, po ashtu do të mobilizohet e tëra si fuqi ekonomike dhe ushtarake për mbrojtjen e shqiptarëve të pambrojtur në Maqedoni, nga sulmet e policisë dhe të ushtrisë monetnike maqedone. Prandaj, Mickovski pra se t
i fryej luftës ndëretnike në Maqedini, do të bënte mirë që ta merrte pak në konsideratë diasporën shqiptare prej rreth 2,5 milonë vetash nga Maqedonia, Kosova, Mali i Zi dhe Lugina e Preshevës, si dhe diasporën shqiptare prej rreth 7-të milionë banorësh në Turqi. Kjo diasporë shqiptare prej rreth 10-të milionë banorësh, e tejkalon për disa herë fuqinë si ekonomike, ashtu edhe fuqinë ushtarake të Maqedonisë.
Ne, jemi të bindur se konfilkti ndëretnik në Maqedoni nuk ka për ti sjell askujt gjë të mirë: as palës maqedone, as palës shqiptare. Përkundrazi, ai te dy paleve do t
u sillte shkatërime dhe humbje të mëdha njerëzore, kurse shkaktari kryesor i këtyre shkatërrimeve dhe humbjeve, kryeminstri Hristjan Mickovski do të detyrohej që ti jap llogari si të palës maqedone, ashtu edhe palës shqiptare. Ne, besojmë se në fund të një lufte ndëretnike kryeministri Mickovski, ministri i rendit pubulik që drejton policinë dhe ministri i mbrojtjes së Maqedonisë që drejton ushtrinë, nga Gjykata Ndërkombëtare e Hgës do të akuzohen për gjenocid dhe spatrim etnik të shqiptarëve dhe, për rrjedhojë edhe do të dënohen me shumë vite burg. Por ky do të ishte skenari më i mirë i dënimit të tyre. Skenari më i keq do të ishte dënimi i Mickovskit nga masat e zemëruara popullore maqedone, për shkak të humbjeve të mëdha njerëzore gjatë luftës, me ç
rast Mickovski do të mund të përfundonte ose si Moamar Gadafi i Libisë, ose si Sadam Hyseini i Irakut.
Kush ia hap varrin tjetrit në varr bie vetë!