GazetaDemos pak më parë ka raportuar se rreth orës 17:00 një objekt është përfshirë nga zjarri në fshatin Bardhosh të Prishtinës.
Rastin e kanë konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës, me ç’rast kanë bërë të ditur se një person ka mbetur i lënduar.
“Rreth orës 17:30, është raportuar për një zjarr në një objekt në fshatin Bardhosh. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu janë ftuar edhe zjarrfikësit me qëllim të menaxhimit të përhapjes së zjarrit. Deri më tani raportohet për një person të lënduar, ndërkaq dëmet materiale janë të konsiderueshme”, tha për Gazetën Demos zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.