Deputeti i AAK-së në një intervistë dhënë për Rtv Dukagjini, është shprehur se afra “Zdravo”, ku Shefja e Deputetëve të VV-së, Mimoza Kusari, flet me deputetin e Listës Serbe Sllavko Simiq, e ku ipen indikacione për koordinim edhe me të akuzuarin në Kosovë Radojiçiq, përbën skandal më të madh se ai “Pronto”, që ishte shkaktuar nga PDK.
Sipas Lekajt, arsye se pse kjo aferë është më e madhe ka të bëj pikerisht për shkak të koordinimit të politikave, e projektimit të ligjeve, me njerëz që në Kosovës janë në kërkim.
“Më i madh është skandali i Mimoza Kusarit sesa afera Pronto, sepse është munduar të frenojë një ligj me Listën Srpska dhe me njeriun e përndjekur nga organet kompetente. Afera Zdravo është një emër që do të mbetet historikisht me njollë të zezë sa i përket veprimeve të VV-së sepse krejt gojën e kanë kuq e zi por po del që janë larg dhe i kanë mashtruar qytetarët vetëm sa për të qeverisur. Mendoj që jemi kthyer 20 vjet mbrapa”. – ka thënë Lekaj.