Kandidati për deputet, Pal Lekaj, ka thënë se procesi zgjedhor i zgjedhjeve të 9 shkurtit “dëshmoi se qytetari i Kosovës është qytetar evropian.”
Përmes një postimi në Facebook, Lekaj falënderoi strukturat e AAK-së, vëzhguesit dhe komisionarët.
Duke komentuar rezultatet preliminare, Lekaj tha se “opozita fitoi zgjedhjet dhe ndëshkoi arrogancën e pushtetit.”