sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Teknologji
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Lekaj: Kurti asnjëherë nuk iu ka përmbajtur premtimeve, sot shërbyesit civil janë të zhgënjyer me të

    01/02/2023 14:28
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Pal Lekaj, ka thënë se vlera e koeficientit të pagave ka qenë atak për punëtorët e sektorit publik.

    Sipas Lekaj, kryeministri Kurti nuk i ka mbajtur premtimet e tij. Në një adresim për gazetarë, Lekaj ka thënë se me këtë vendim, shërbyesit civil janë të zhgënjyer.

    “Sot Qeveria e Kosovës ka marr vendim për vlerësimin e koeficientit për paga që është mjaft atak për punëtorët në përgjithësi. Mund të them se kjo qeveri me qëllim nuk e ka deklaruar deri sot vlerën e koeficientit për arsye të mashtrimit të tyre dhe mu për këtë mendoj që sot është ajo pika kulminante e mashtrimit të kësaj qeverie sepse në shumicën e dikastereve janë ulur pagat dhe pothuaj se janë simbolike rritja e pagave në dikastere të caktuara. Ne si AAK do t’i shikojmë të gjitha mundësit e kësaj çështje dhe do të dalim me qëndrim të prerë. Sot gjithë shërbyesit civil pa përjashtime janë të zhgënjyer me këtë Qeveri”, ka thënë Lekaj.

    “Nga ky kryeministër kemi parë që ka fjalë mashtruese dhe as një here nuk ju ka përmbajt premtimeve dhe sot e dini vendimi që e ka marr kjo qeveri dhe nuk ka mbet hapësirë qe t’i besohet këtij kryeministri”, u shpreh Lekaj.

    Artikuj të ngjashëm

    Lekaj: Kosova flenë në thëngjill, duhet të jetë eksportues i energjisë

    Lekaj: Qeveria ta subvencionojë shtrenjtimin e energjisë, do të ketë protesta nëse s’bëhet kjo

    Do të urdhërohet verifikim adrese ndaj Pal Lekajt, shtyhet gjykimi për hedhje të gazit lotsjellës në Kuvend

    Të Fundit

    Përparim Rama nesër i bashkohet marshit “Liria ka emër”

    Krasniqi: Marrëveshja Kurti – Vuçiq i avancon pretendimet e Serbisë dhe të Kishës Serbe ndaj Kosovës

    Digjen dy vetura në Lakrishtë të Prishtinës (VIDEO)

    Olta largohet papritur nga shtëpia e Big Brother

    Festivali i Dritave shndërron Sofjen në një galeri të madhe arti

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2023

    Shkruani lart dhe shtypni Enter për të kërkuar. Shtypni Esc për të anuluar.