Shefi i Asamblistëve të Lëvizjes Vetëvendosje në Komunën e Prishtinës, Gëzim Sveçla, ka reaguar lidhur me ndërtimin e një objekti gjoja të përkohshëm në lagjen Arbëria, ku sipas planit urbanistik parashihet që të ndërtohet një çerdhe për fëmijë.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Sveçla ka kërkuar që Prokuroria dhe Hetuesia e Shtetit ta trajtojnë me urgjencë këtë çështje.
Ai e ka cilësuar qeverisjen e Lidhjes Demokratike në Prishtinë si ‘qeverisje e skandaleve të përditshme’.
“Ndërtimi që po ndodh në lagjen Arbëria, me materiale ndërtimore që nuk kanë të bëjnë asgjë me “karakter të përkohshëm”, është në kundërshtim me Planin Urbanistik kurse leja e lëshuar është krejt e paligjshme. Prokuroria dhe hetuesia e shtetit duhet ta trajtojnë këtë çështje me urgjencë”, shkroi ai.