Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Magazina

    Ledri Vula: Më pëlqejnë këngët e Gjestit, do ta refuzoja Jozin për bashkëpunim

    25/06/2025 16:18
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Reperi i njohur Ledri Vula ka qenë së fundmi i ftuar në emisionin “Pushime On Top” me moderatorin Eni Shehu, ku përveç projekteve të tij muzikore, ka ndarë edhe mendimet e tij për disa prej artistëve në skenën shqiptare.

    Gjatë intervistës, Ledri ka përmendur me simpati Gjestin, duke e vlerësuar për stilin e tij të veçantë dhe energjinë që transmeton në muzikë.

    “Kisha pasur dëshirë të shkoja në studio me të, vetëm të shoh si energji. Mënyra si punon, i ka disa këngë shumë të mira”, tha Ledri, duke lënë të hapur mundësinë e një bashkëpunimi të ardhshëm me të.

    Kjo deklaratë vjen në një kohë kur shumë artistë të njohur po hapin dyert për talente të reja, duke e pasuruar tregun muzikor me prurje të freskëta dhe dinamike.

    Megjithatë, Ledri ishte më i rezervuar kur u pyet për Joz Markun, një tjetër emër i ri që ka fituar vëmendje kohët e fundit.

    Pa shumë hezitim, ai u përgjigj shkurtimisht: “Me Jozin, jo”.

    Edhe pse nuk dha më shumë detaje për këtë përgjigje të prerë, refuzimi i qartë ka ngjallur diskutime në rrjet.

    Intervista e Ledrit ka reflektuar një anë të sinqertë dhe të drejtpërdrejtë të tij, ku ai nuk nguron të shprehë hapur opinionet për kolegët dhe skenën muzikore shqiptare në tërësi. /Telegrafi

    Artikuj të ngjashëm

    Tatu dedikim për Sarën, flet Ledri

    Ledri Vula e pranon se ka fjetur me një fanse

    “Po i pres atje ato vajzat”, Ledri Vula tregon nëse është ‘single’ 

    Të Fundit

    Gjendet shëndosh e mirë 85 vjeçari nga Gorozhupi i Prizrenit

    Izraeli thotë se programi bërthamor i Iranit “është kthyer disa vite mbrapa”

    A do të kandidojë Memli Krasniqi për kryeministër në zgjedhjet e ardhshme?

    Rexhep Qosja feston sot ditëlindjen e 89-të

    “E gërrditshme”…”e shoh si krizë shtetërore” – Hoxhaj flet për situatën me Kuvendin

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.