Ledri Vula i emocionuar pranë Dua Lipës: “Faleminderit që je shqiptare”

Vite më parë, emrat e Ledri Vulës dhe Dua Lipës u përmendën në titujt rozë për një histori të shkurtër dashurie, e cila kishte ndodhur para se këngëtarja të bëhej një ikonë globale. Por ajo që dikur ishte një lidhje e përfolur, sot është një kujtim i kaluar që nuk ka lënë gjurmë negative në marrëdhënien mes tyre.

Ledri, një ndër figurat më të dashura të skenës shqiptare, është një pjesëmarrës besnik i festivalit Sunny Hill që nga dita e parë. Madje mirënjohen për këtë e ka treguar disa edhe herë edhe Dukagjin Lipa, bashkëthemeluesi i festivalit dhe babai i Duas.
Sot, reperi ka ndarë në rrjetet sociale një fotografi të re krah Duas, duke shoqëruar imazhin me fjalët: “Faleminderit që je shqiptare”.

Një koment i thjeshtë, por i fuqishëm, që përmbledh krenarinë, respektin dhe vlerësimin për arritjet ndërkombëtare të këngëtares me origjinë nga Kosova.