Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Magazina

    Ledjana ‘demaskon’ Antonelën dhe tregon të vërtetën e ndarjes me Mevlanin

    17/07/2021 09:59
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Ledjana dhe Mevlani kanë qenë një nga dyshet që morën vëmendjen më të madhe gjatë emisionit “Për’puthen”. Të gjithë menduan se ata do të krijonin një çift bashkë, por në përfundim të emisionit ata ndanë rrugët me njëri-tjetrin.

    Mevlani dhe Ledjana nuk ndiqen as në rrjete sociale, por nuk kanë munguar thumbat për njëri-tjetrin në publik.

    Ndërkohë deri më sot ata nuk kanë shpjeguar përse u ndanë, por Ledjana ka treguar së fundmi për “Prive” anën e saj të historisë.

    Ajo shprehet se Mevlanin e ka bllokuar në Instagram e kudo që pas përfundimit të festës së “Për’puthen”, ku ai këndoi këngën e saj bashkë me Antonelën.

    Ledjana thotë se ky gjest nuk i pëlqeu dhe që prej asaj dite nuk ka folur me Mevlanin. Gjithashtu ajo shton se në javët përmbledhëse të emisionit, produksioni vendosi që të ftonte Antonelën të bënte një përballje me Mevlanin dhe jo atë.

    “Javën e fundit përmbledhëse, mua nuk më kanë ftuar që të bëja një përballje me Mevlanin se ne kishim dalë çift. Produksioni zgjedh Antonelën që të bëjë një përballje me Mevlanin, gjë që se kam kuptuar kurrë se ç’raport kishin ata dhe pse duhej të përballeshin më vonë, duke qenë se në syrin e publikut i kishin mbyllur marrëdhëniet, por në të vërtetë ata nuk i kanë mbyllur asnjëherë marrëdhëniet”, shprehet Ledjana, teksa shton se kjo është arsyeja kryesore pse është shkëputur përfundimisht nga Mevlani.

    Ajo tregon se çdo gjë që ka përjetuar me Mevlanin ka qenë reale, si ndjenjat, zënkat e gjithçka tjetër. Lejdana rrëfen se Antonela nuk u tërhoq kurrë nga Mevlani, edhe pse u shfaq kështu në emision. Ajo tregon se Antonela e kishte marrë vesh një ditë më parë se Mevlani do deklarohej për Ledjanën në emision, ndaj vendosi të dilte para të gjithëve e të shprehej se tërhiqej nga marrëdhënia me Mevlanin. Ajo shton se Antonela nuk është tërhequr kurrë nga Mevlani, sepse e telefononte atë vazhdimisht edhe gjatë kohës kur dilte me Ledjanën.

    Ledjana shprehet se Mevlanit nuk ja hedh kurrë poshtë që e ka mbrojtur para të gjithëve që ditën e  parë, por nuk mund t’ja falë që nuk ka treguar të vërtetën në kohë dhe që nuk ka reaguar kur të tjerë e kanë ofenduar.

    Artikuj të ngjashëm

    Mevlani ndahet nga e dashura e tij shtatzënë?

    Ish-konkurrenti i përputhen pëson aksident të rëndë, kjo është gjendja shëndetësore e tij (FOTO)

    Antonela Berisha habit me deklaratën: Jam dashuruar me burrë të martuar

    Të Fundit

    Kurti mbledh sot qeverinë në detyrë, s’dihet rendi i ditës

    Netanyahu pas takimit me Trump: Synimi është eliminimi i Hamasit dhe lirimi i pengjeve në Gaza

    Zjarr masiv në Marsejë të Francës, mbi 100 persona të lënduar

    Fillojnë kërcënimet ndaj policëve në Lipjan: Profili falso publikon foton e njërit prej tyre dhe të gruas së tij me mbishkrimin: “Rritet numri i terroristëve në Kosovo Police”

    Ngjarja që tronditi vendin, sot dalin para gjykatës pesë policët e dyshuar për “vrasje nga pakujdesia”

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.