Futbollisti Leart Paqarada karrierën do ta vazhdojë te skuadra aktuale e Bundesligës gjermane, FC Koln.
Kanal 10 mëson se Paqarada ka nënshkruar marrëveshjen që e bën atë futbollist të skuadrës gjermane nga vera e këtij viti.
28 vjeçari ka kontratën me skuadrën aktuale, St Pauli deri në muajin gusht të vitit 2023 dhe menjëherë pas përfundimit të kontratës do të ndërroj ambient për tu transferuar te skuadra e Kolnit.
Kolni aktualisht është pjesë e elitës së futbollit gjerman duke u renditur në pozitën e 13-të.
Paqarada po kalon një formë jetike në Bundesliga 2, duke u paraqitur 15 herë me skuadrën e tij aktuale, ku ka asistuar 4 herë dhe njëherë ka gjetur golin.
Ai numëron gjithashtu 21 paraqitje me kombëtarën e Kosovës ku ka shënuar vetëm një gol.