Kryetari i komunës së Junikut, Ruzhdi Shehu, ka njoftuar se është nominuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës për zgjedhjet lokale edhe per një mandat në këtë pozitë.
Shehu, përmes një postimi në facebook është shprehur se zgjedhjet e ardhshme lokale do të jenë zgjedhjet e fundit në të cilat unë do të kandidoj për kryetar të Junikut.
“Me nder dhe përgjegjësi të lartë ju njoftoj se Dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Junik më ka nominuar edhe për një mandat si kandidat për Kryetar të Komunës.
Kjo mbështetje e strukturës së partisë, e kombinuar me besimin dhe përkrahjen që çdo ditë po e ndjej nga qytetarët e Junikut, më jep forcë dhe vullnet për të vazhduar angazhimin tim në shërbim të komunës sonë. Megjithatë zgjedhjet e ardhshme lokale do të jenë zgjedhjet e fundit në të cilat unë do të kandidoj për Kryetar të Junikut. Pra mandati i ardhshëm do të jetë mandati i fundit si Kryetar i Komunës.
Së bashku kemi realizuar shumë projekte e iniciativa që kanë ndikuar drejtpërdrejt në jetën e qytetarëve, dhe njëkohësisht kemi të planifikuara edhe shumë projekte të tjera që do të realizohen në vazhdim, me synim zhvillimin e qëndrueshëm të Junikut në çdo drejtim”, ka thënë Shehu.
Ndërsa ka shtuar se LDK në Junik është më e konsoliduar se kurrë më parë dhe besonë fuqishëm se në zgjedhjet e ardhshme do të triumfojë pa balotazh