Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    LDK mban dy takime me kryesinë, Besian Mustafa merr pozitë të re brenda partisë

    25/10/2022 20:05
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Lidhja Demokratike e Kosovës ka mbajtur sot dy takime, një me mbledhjen e Kryesisë dhe një me kryetarë të degëve të partisë.

    LDK përmes një komunikate për media, ka bërë të ditur se në takime u diskutua për ciklin debatues që partia ka nisur tash e disa javë, “LDK ju dëgjon”.

    Tutje, thuhet se në të dy mbledhjet u theksua që cikli i takiemve ka qenë formë e duhur për t’u njohur më afër me problemet me të cilat po përballen qytetarët.

    “LDK do të vazhdojë këtë cikël të takimeve duke intensifikuar punën e saj në terren, për të dëgjuar e kuptuar nevojat e qytetarëve tanë”, thuhet në komunikatë.

    Po ashtu, është bërë e ditur që deputeti Besian Mustafa ka marrë një pozitë të re brenda partisë, si Koordinator i Shkollës Politike.

    “Po ashtu, Besian Mustafa është emëruar Koordinator i Shkollës Politike, e cila do të promovojë vlerat e demokracisë, si parti e qendrës së djathë që në epiqendër ka lirinë individuale, familjen dhe ekonominë e lirë të tregut”, është thënë në njoftim.

    Komunikata e plotë:

    Sot, në takime të ndara është mbajtur mbledhja e Kryesisë dhe mbledhja me kryetarë të degëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Fokusi kryesor ishte mbarëvatjtja e ciklit debatues e diskutues “LDK ju dëgjon”, që tashmë po merr formë e shtrirje në gjithë territorin e vendit.

    Në të dyja mbledhjet u shprehën mendimet dhe vlerësimet që cikli i takimeve “LDK ju dëgjon”, ka qenë forma e duhur për t’i njohur nga afër problemet dhe sfidat që po përballen qytetarët në këtë kohë të krizës ekonomike.

    LDK do të vazhdojë këtë cikël të takimeve duke intensifikuar punën e saj në terren, për të dëgjuar e kuptuar nevojat e qytetarëve tanë.

    Po ashtu, Besian Mustafa është emëruar Koordinator i Shkollës Politike, e cila do të promovojë vlerat e demokracisë, si parti e qendrës së djathë që në epiqendër ka lirinë individuale, familjen dhe ekonominë e lirë të tregut.

    Lidhja Demokratike e Kosovës do të mobilozohet gjithandej Kosovës, për të inkorporuar problemet e sfidat e qytetarëve në planin qeverisës e për t’i dhënë zgjidhje e alternativë konkrete nevojave e kërkesave të vendit tonë.

    Artikuj të ngjashëm

    Kastriot Shabani, kandidat i LDK-së për komunën e Shtimes

    Kushtetuesja dhe afati 30 ditor, Lushaku-Sadriu: Jemi tepër vonë… 

    Ilir Ferati rikandidohet për kryetar të Istogut

    Të Fundit

    Osmani: Çdo kapitull i Republikës së Kosovës mbart vulën e SHBA-së

    Projekt politik për të kënaqur Serbinë” – Bosch përkrah kritikat e profesorit britanik ndaj Gjykatës Speciale 

    Lamtumirë Juventus, Real Madrid siguron kalimin në çerekfinale të Kupës së Botës për Klube

    Lindau, Bodensee në Gjermani përfshihet nga erëra të fuqishme dhe breshër i madh — shkaktohen dëme materiale

    Lirohet për qarkullim rruga drejt Jarinjës 

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.