Nënkryetari i Forumit Rinor të LDK-së Egzon Pacolli, ka publikuar një video të një are të papunuar, për të cilën ka thënë se janë dhënë 100 mijë euro nga ministria e Faton Pecit, por se toka ka mbetur batall.
Derisa ka bërë pyetje se ku kanë përfunduar fondet e grantit prej 100 mijë eurosh, të marrë nga Ministria e Bujqësisë, ka kërkuar nga ministri Peci që ta publikoë listen e përfituesve për vitin 2024 për arra dhe lajthia.
Postimi i plotë:
Njeriu i pushtetit, Enver Bajrami, është pronar i kompanisë Galaxy AE l.l.c. Kompania e cila ka përfituar një grant prej 100 mijë eurosh në vitin 2022, nga Ministria e Bujqësisë, e udhëhequr nga Faton Peci.
Ju lutem, shikoni pamjet dhe gjykoni vetë:
A është punuar ndonjë gjë tashmë dy vjet?
Ku kanë përfunduar fondet e grantit ?
Po ashtu, i bëj thirrje Faton Pecit që të publikojë listën e përfituesve për vitin 2024, për Masën 1, Nënmasën 1.1a – Arra dhe lajthia.
Pse nuk po e publikon?
Çfarë po fsheh?
7 raste 700 mijë euro.
Vazhdon…