Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    LDK akuzon VV-në për presion ndaj PZAP-it: Po tentojnë të deformojnë rezultatin zgjedhor

    18/03/2025 14:14
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

     Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar ashpër ndaj, siç e cilëson ajo, përpjekjeve për të ushtruar presion mbi Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), duke e quajtur këtë një ndërhyrje të rrezikshme në procesin zgjedhor.

    Në një komunikatë për medie, LDK ka theksuar se çdo tentativë për të ndikuar në vendimmarrjen e PZAP-it dhe për të manipuluar rezultatet zgjedhore përbën një cenim serioz të demokracisë dhe shtetit të së drejtës.

    “LDK pret që normat demokratike dhe vullneti i qytetarëve të shprehur përmes votës së lirë të respektohen plotësisht dhe pa asnjë kusht. Çdo përpjekje për të deformuar apo anuluar këtë vullnet përmes manipulimeve politike është e papranueshme dhe e rrezikshme,” thuhet në reagim.

    LDK akuzon Lëvizjen Vetëvendosje për trysni ndaj institucioneve të pavarura dhe përpjekje për të ndikuar në procesin zgjedhor. Sipas partisë opozitare, një skenar i tillë do të dëmtonte rëndë integritetin demokratik të vendit.

    “Nëse vullneti i qytetarëve do të përmbyset përmes presioneve të orkestruara, LDK do të ndërmarrë të gjitha hapat e nevojshëm, duke përdorur të gjitha mjetet demokratike dhe institucionale për të mbrojtur të drejtën legjitime të votuesve tanë,” deklaron LDK.

    Partia e udhëhequr nga Lumir Abdixhiku e cilëson si të rrezikshme ndërhyrjen në proceset zgjedhore dhe paralajmëron se nuk do të lejojë që zgjedhjet të shndërrohen në një farsë të dirigjuar nga pushteti.

    “LDK do të vazhdojë të mbrojë pa kompromis integritetin e procesit zgjedhor, duke u angazhuar për një Kosovë ku zgjedhjet mbeten një shprehje e lirë dhe e pacenuar e vullnetit qytetar,” përfundon reagimi.

    Artikuj të ngjashëm

    Shtrenjtimi i energjisë për prodhuesit vendor, Lushaku-Sadriu: Nga sot fillon falimentimi i ngadaltë i prodhuesve tanë

    Bajrami: Ta shënojmë 1 qershorin si ditë të mafisë energjetike në Kosovë

    Abdixhiku i zhgënjyer: Mesazhet janë nxjerrë nga brenda Kryesisë për ta dëmtuar LDK-në

    Të Fundit

    Aksident në Rrugën e Kombit, në hyrje të Kukësit

    Ishte e martuar me letra sa ishte në BBVA, Loredana jep lajmin e papritur

    “Artane Rizvanolli po rren”, drejtoresha e RTV 21 i reagon ashpër ministres për “tregun e hapur energjetik”

    Java e ardhshme me temperatura të larta, maksimalet do të arrijnë deri 33 gradë

    Zelensky për sulmin ndaj bombarduesve rusë: Veprime që do të jenë në libra të historisë

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.