Xhudistja nga Kosova, Laurinë Gashi, ka fituar medaljen e argjendtë, në Podgorica Junior European Cup 2025, duke përfunduar në vendin e dytë, pas një serie ndeshjesh të forta dhe paraqitjes mbresëlënëse në tatami.
Laurinë ishte e lirë në xhiron e parë, por siç ka njoftuar Federata e Xhudos së Kosovës, në çerekfinale ajo mposhti me Ippon polaken Tetiana Kyryliuk, ndërsa në gjysmëfinale triumfoi me Ippon ndaj kroates Valentina Zivkovic.
Në finale për medaljen e argjendtë, Laurinë u mund me Wazaari nga izraelitja Libi Becker.