Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Latifi tregon se ku do të shkojnë 1 milion e 644 mijë euro, që i fitoi Rahoveci nga Granti i Përformancës

    12/02/2024 10:13
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Në mesin e komunave të cilat kanë fituar Grantin për këtë vit është edhe Rahoveci.

    Sipas kryetarit të kësaj komune, Smajl Latifi vlera e këtij granti është 1 milion e 644 mijë euro.

    Në një prononcim për Ekonomia Online, Latifi tha se si komunë i kanë plotësuar kriteret për të fituar Grantin dhe se këtë fitore ia dedikon qytetarëve.

    “Në bazë të Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, Granti është në vlerë prej 1 milion e 644 mijë e 744 euro. Ne edhe me raportin e performancës komunale kemi dalë mirë le të themi të parët, por edhe me Grantin e Performancës e kemi plotësu kriteret. Do të thotë se kjo është një fitore e qytetarëve të Komunës së Rahovecit, në këtë rast mirënjohje për ekipin që unë e drejtoj, ekipin politik edhe grupin punues për performancë që e kemi në  grup që kryen punën me ndershmëri dhe koordinatorë për performance”, tha ai.

    Ai falënderoi edhe donatorët për Grant, me ç’rast shpreson se do të mundësojë në rritjen e mirëqenies së qytetarëve.

    “Natyrisht mirënjohje edhe për të gjithë shërbyesit civil që i kemi ne në komunë, punonjësit e komunës e mirënjohje dhe falënderim për donatorët që janë… Besoj që ky Grant është i fituar me meritë dhe me përkushtim edhe do të mundësojë rritjen e mirëqenies së qytetarëve tanë sepse do të shpërndahet nëpër projekte të cilat do janë kërkesa nevoja dhe prioritete të komunës. Qytetarët e komunës sonë janë punëtorë dhe të zellshëm por edhe ekipi që qeverisë me komunën është i pandalshëm, i palodhur dhe i përkushtuar me i realizu zotimet publike dhe me i mbrojt interesin publik dhe me i realizu interesat të cilat janë  të dobishme të nevojshme dhe ndikojnë në jetën cilësinë dhe mirëqenien e qytetarëve”, tha Latifi.

    Artikuj të ngjashëm

    Latifi: Zjarri ka përfshirë zonën mes dy fshatrave në Rahovec, situata është e vështirë

    Varroset 23 vjeçari nga Krusha e Madhe, Smajl Latifi pjesë e varrimit

    Latifi në Kavajë mbjell pemën e miqësisë në emër të Komunës së Rahovecit

    Të Fundit

    KEDS-i mobilizohet për situata emergjente, blen 8 gjeneratorë mobilë

    Rusia nis sulm të madh ndaj Ukrainës pas kritikave të Trumpit ndaj Putinit

    Raporton qytetari nga Gurakoci i Istogut: Më është djegur shtëpia dhe 10 hektarë grurë si pasojë e banderave të vjetër të rrymës

    Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë thotë se është bllokuar regjistrimi i automjeteve të bizneseve: Avokati i Popullit të nis hetime

    Kontrata milionëshe nga Serbia për kompaninë e përfshirë në aktakuzën për Banjskën

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.