Lajme
Latifi: Thirrjet për “dhoma gazi” për shqiptarët në Maqedoni tregojnë defaktorizimin dhe shkombëtarizimin e tyre
Blerim Latifi ka reaguar ndaj një ngjarje të fundit në Maqedoninë e Veriut, ku gjatë një ndeshjeje basketbolli janë bërë thirrje për ndërtimin e “dhomave të gazit për shqiptarët”, në prani të kryeministrit maqedonas.
Latifi e ka cilësuar këtë si një akt antishqiptar dhe një shprehje të urrejtjes ndaj shqiptarëve, duke theksuar se reagimi i shqiptarëve ka qenë i pakët dhe i inekzistueshëm.