Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Latifi: Shumë shpejt do ta marr dozën e katërt të vaksinës, nuk ka zgjidhje tjetër

    19/07/2022 18:34
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, ka thënë se secili shtet është duke u përballur me rritje të infektimeve me COVID, por që intensiteti i sëmundjes, sipas tij, është më i lehtë dhe vdekshmëria më e rrallë.

    “Kur i thashë ministrit të Shëndetësisë së Austrisë që ne i kemi 900 raste, ai tha që i kanë 14 mijë raste, kështu që secili shtet është në rritje, fatbardhësisht intensiteti i sëmundjes është më i lehtë dhe vdekshmëritë janë më të ulëta, jo vetëm te ne, por edhe në vende të ndryshme, ndonëse në vende tjera ka më shumë, por prapëseprapë ne duhet të ruhemi, duhet t’i kemi aplikojmë masat që janë në fuqi dhe ata që janë mbi 60 vjeç, ndoshta nuk është mirë të bashkohen në grupe të mëdha nëse nuk ka nevojë”, ka thënë Latifi në Klan Kosova.

    Ministri Latifi, bëri thirrje për vaksinim, derisa tha se shumë shpejt do të imunizohet edhe me dozën e katërt të vaksinës anti-COVID.

    “Të gjithë ata që shkojnë në vende ku ka shumë njerëz, le ta kenë kartën e vaksinimit, nëse nuk janë vaksinuar, të vaksinohen, ata që nuk kanë marrë vaksinën e tretë, le ta marrin”, ka shtuar ai.

    “Unë nuk e kam marrë ende vaksinën e katërt por do ta marr shumë shpejt, sepse nuk ka rrugë tjetër tash për tash pos vaksinimit dhe aplikimit të masave që janë në fuqi”, ka theksuar ai.

    Artikuj të ngjashëm

    Rifat Latifi: Sistemi publik i kujdesit shëndetësor mbeti i pafinancuar vit pas viti

    Latifi: Dhashë dorëheqje për të punuar më shumë për Kosovën

    Latifi tregon pse dha dorëheqje, fton mjekët jashtë vendit të ndihmojnë në Kosovë

    Të Fundit

    Përhapet zjarri që kishte shpërthyer gjatë ditës përreth pikës kufitare Hani Elezit – Bllacë 

    Faton Peci shfaqet i bindur se do ta fitojë Mitrovicën lehtë, “kapet” me komentuesin që i tha “nuk fiton për shtune 700 vjet”

    Policia dhe studentët përplasen në Serbi, forca të shumta po i largojnë me dhunë nga rrugët

    Në autostradën Kosovë-Shqipëri paralajmërohen kontrolle me radarë statikë

    Reagon gruaja e Adem Mikullovcit pas shpifjeve se nuk iu rregullua varri aktorit

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.