Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi i ftuar në një emision televiziv ka folur rreth zhvillimeve në dikasterin që udhëheq, shkruan GazetaDemos.
Ai i pyetur për disa probleme që po mbizotërojnë në sistemin e shëndetësisë, është përgjigjur në stilin e kryeministrit Kurti.
“Unë jam i ri, unë kam ardh që tetë muaj, e tre ditë e tre orë si ministër i Shëndetësisë. Jo të gjitha ëndërrat e dëshirat e mia mund të bëhen aq shpejt. Fatkeqësisht, infrastruktura jonë është e njejta si ajo para 20 vitesh, duhen të ndrrohen disa klinika. Unë besoj shumë se të gjithë planin që ne kemi, do të mund ta realizojm”, është shprehur Latifi.