Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, i pati dy pyetje për ministrin e Shëndetësisë, Rifat Latifin, por ky i fundit nuk qe në seancën e Kuvendit për t’iu përgjigjur.
“Ministrin nuk e kemi këtu”, i tha kryeparlamentari Glauk Konjufca.
Haxhiu tha se Latifi mund të ketë ikur për në SHBA, pasi tha se “kryeministri ia ka marrë kompetencat”.
Haxhiu kështu iu referua themelimit të Komisionit Ekzekutiv për Shëndetësi në mbledhjen e djeshme të Qeverisë, në krye të sëcilit u vu vet kryeministri Albin Kurti.
“Për shkak që tash edhe kryesues i Komisionit për Shëndetësi është kryeministri Kurti dhe kryeministri është prezent. Për shkak se ia ka marrë kompetencat Rifat Latifit, ai ka ikë për Amerikë, ose është në njonjë aktivitet më të rëndësishëm se kjo”, tha Haxhiu.