Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Latifi: Gjermania e Austria po i humbin mjekët, s’është vetëm problemi ynë

    19/07/2022 20:34
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi,  ka folur edhe për ikjen e mjekëve kosovarë në vende të tjera të botës.

    “Ikja e qytetarëve të Kosovës nuk është e re, fatkeqësisht edhe vetëm një nëse shkon, që nuk shkon për ngritje profesionale, por për shkak se nuk mundet të arrijë potencialin e tij njerëzor këtu, është një më shumë se që duhet”, ka thënë Latifi në Info Magazinë në Klan Kosova.

    Ai shtoi se ka më shumë se 20 vjet që mjekët nuk janë financuar nga shteti për studime jashtë vendit, por kanë shkuar atje me vetëfinancim.

    “Nëse e bëjmë këtë reformim që po e bëjmë, t’iu japim respektin e duhur specializantëve, me qenë tamam studentë të shkencave të ndryshme dhe t’u jepet mundësi që të shkohet edhe jashtë vendit për specializim. Që 20 vjetët e fundit nuk janë dërguar mjekë për t’u përgatitur jashtë, ata kanë shkuar me lekët e tyre, kanë shkuar me marrëdhënie profesionale, por jo në mënyrë të siguruar. Ne e kemi krijuar një program që do t’i ketë 17 lëndë klinike, me 22 subspecializime, ku do të shkojnë 59 mjekë e ekspertë tanë për t’u subspecializuar:”, ka thënë ai.

    Latifi tha se kjo dukuri është duke i përcjellë edhe vendet e tilla si Austrinë e Gjermaninë.

    “Austria po i humb mjekët, ata po shkojnë në vende të tjera. Gjermania po i humb mjekët, për atë po ka nevojë për mjekë, pra nuk është vetëm problemi ynë”, ka thënë ai.

    Ai tha se është duke u marrë me çështjen e avancimit të programeve klinike në mënyrë që të mos ketë ikje të madhe të mjekëve jashtë vendit, pasi, sipas tij, do të ikin edhe më shumë specializantë, nëse nuk reformohen specializimet.

    “Jam I sigurt që edhe ju do të shkonit  në një vend ku e kanë pagën më të madhe, kushtet më të mira të punës, punoni ndoshta më pak se në spitalet tona publike, një nga çështjet kryesore që po merrem janë avancimet e programeve klinike. Çështja e ekipit mjekësor që një shtet e ka, varen prej fakultetit të mjekësisë, prej specializimeve pastaj subspecializimvee”, ka shtuar ai.

    Artikuj të ngjashëm

    Ish-deputeti gjerman: Në Europë prej kohësh flitet për Serbinë post Vuçiq – alternativë opozita dhe studentët

    Mjekët nga Turqia po operojnë 12 fëmijë në Kosovë të lindur me probleme në zemër

    Gjermania vendos kufizime për bashkimet familjare dhe ashpërson rregullat për shtetësinë

    Të Fundit

    Vjen në Kosovë edhe Përfaqësuesja Speciale e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s

    Rizvanolli: KEK-u ka nisur furnizimin me energji për ndërmarrjet në tregun e lirë

    Tre të vdekur nga zjarri në një spital në Gjermani

    Presidentja Osmani pret në takim ministrin e Jashtëm të Tanzanisë

    Barduani: KFOR i njeh fëmijët si burim themelor për të ardhmen e Kosovës

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.