Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Latifi apelon për kujdes që të evitohet kthimi i masave, ka një lutje edhe për mërgimtarët

    01/07/2022 11:02
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, ka dal me një apel për qytetarët pas rritjes së rasteve me Covid-19, gjatë ditëve të fundit.

    Latifi u ka bërë thirrje qytetarëve që të vaksinohen, duke thënë se pandemia ende s’ka përfunduar dhe se ende ka rrugë deri në fundin e saj.

    Rritja e kujdesit thotë se duhet të bëhet për të evituar kthimin e kufizimeve të rënda, shkruan Express.

    “Variantet e reja dhe zbehja e kujdesit ndaj virusit, përbëjnë një rrezik real për ne dhe familjet tona. Sidomos për ata që nuk janë vaksinuar ende. Kjo mund të sjell vështirësi të tjera për personelin shëndetësor dhe të kthejnë pamjet dhe përjetimet e rënda në spitalet tona.

    Prandaj, na duhet patjetër ta rrisim kujdesin, për të evituar kthimin e kufizimeve të rënda, të cilat nuk i do askush nga ne, por që në situata të caktuara imponohen”, ka thënë Latifi.

    Ai ka pasur një lutje edhe për mërgimtarët.

    “Jemi në stinën e pushimeve verore dhe vendi ynë pret që ditëve dhe javëve në vijim, shumë mërgimtarë të vijnë në Kosovë, për t’u bashkuar me familjet e tyre dhe për të ndarë momente gëzimi dhe përjetime të ndryshme me të gjithë ne. Ata do të vijnë në shtëpitë, familjet dhe në vendin e tyre të dashur dhe ne, si gjithmonë, i mirëpresim.

    Ju lusim që t’i shfrytëzoni mundësitë e ofruara në vendet prej nga vini dhe të vaksinoheni. Nëse se keni bërë këtë, do t’u ofrojmë çdo mundësi që vaksinën te marrin në Kosovë, për të pasur pushime të rehatshme e të shëndetshme”, ka thënë Latifi.

    Postimi i plotë i MSh’së:

    Mesazh i Ministrit Rifat Latifi lidhur me vaksinimin kundër COVID-19

    Të dashur qytetarë,

    Kosova është vendi me shkallën më të lartë të vaksinimit kundër COVID-19 në mesin e vendeve të Ballkanit Perëndimor. Ekipet tona të vaksinimit, kanë dhënë deri tash mbi 1.8 milionë doza të vaksinës, ndërsa rreth 1 milionë qytetarë kanë marrë së paku një dozë të vaksinës.

    Ajo që kemi parë ditëve të fundit, ku rastet e COVID-19 janë rritur, na dëshmon të gjithëve se pandemia nuk ka përfunduar dhe ne kemi ende rrugë për të bërë deri në fundin e saj.

    Variantet e reja dhe zbehja e kujdesit ndaj virusit, përbëjnë një rrezik real për ne dhe familjet tona. Sidomos për ata që nuk janë vaksinuar ende. Kjo mund të sjell vështirësi të tjera për personelin shëndetësor dhe të kthejnë pamjet dhe përjetimet e rënda në spitalet tona.

    Prandaj, na duhet patjetër ta rrisim kujdesin, për të evituar kthimin e kufizimeve të rënda, të cilat nuk i do askush nga ne, por që në situata të caktuara imponohen.

    Jemi në stinën e pushimeve verore dhe vendi ynë pret që ditëve dhe javëve në vijim, shumë mërgimtarë të vijnë në Kosovë, për t’u bashkuar me familjet e tyre dhe për të ndarë momente gëzimi dhe përjetime të ndryshme me të gjithë ne.

    Ata do të vijnë në shtëpitë, familjet dhe në vendin e tyre të dashur dhe ne, si gjithmonë, i mirëpresim.

    Ju lusim që t’i shfrytëzoni mundësitë e ofruara në vendet prej nga vini dhe të vaksinoheni. Nëse se keni bërë këtë, do t’u ofrojmë çdo mundësi që vaksinën te marrin në Kosovë, për të pasur pushime të rehatshme e të shëndetshme.

    Qytetarë të dashur,

    Kosova, falë angazhimit të institucioneve tona dhe përkrahjes së miqve tanë, ka vaksina të mjaftueshme për çdo qytetar që është apo që mund të vjen këtu. Për të gjitha moshat dhe kategoritë e popullatës. Por, kemi nevojë që thirrjes për vaksinim t’i përgjigjeni me përgjegjësi.

    Mos ta harrojmë faktin, se përkundër suksesit të vaksinimit kundër COVID-19 në Kosovë, ka ende vende ku vaksinimi është i ulët. Prandaj, më të sigurt, do të jemi vetëm atëherë kur secili nga ne, e bën atë që duhet bërë përballë virusit: zbatimin e masave të kujdesit dhe vaksinimin e plotë. Për ta parandaluar infeksionin, format e rënda të sëmundjes dhe vdekjet.

    Me përuljen më të madhe, ju lus që për shëndetin tuaj dhe shëndetin tonë të përgjithshëm, të vaksinoheni, me dozën e radhës të vaksinës kundër COVID-19, në mundësinë e parë.

    Shëndeti është vlera më e madhe për çdo njeri prandaj ta vlerësojmë, ruajmë dhe të kujdesemi për të!

    Ju faleminderit!

    Artikuj të ngjashëm

    Rifat Latifi: Sistemi publik i kujdesit shëndetësor mbeti i pafinancuar vit pas viti

    Latifi: Dhashë dorëheqje për të punuar më shumë për Kosovën

    Latifi tregon pse dha dorëheqje, fton mjekët jashtë vendit të ndihmojnë në Kosovë

    Të Fundit

    Përmbytje shkatërrimtare në Teksas, shkon në 80 numri i viktimave

    Deputetët sot tentojnë për të 43-tën herë për ta zgjedhur kryetarin e Kuvendit

    Edhe sot temperatura të larta, maksimalja deri në 36°C

    Përhapet zjarri që kishte shpërthyer gjatë ditës përreth pikës kufitare Hani Elezit – Bllacë 

    Faton Peci shfaqet i bindur se do ta fitojë Mitrovicën lehtë, “kapet” me komentuesin që i tha “nuk fiton për shtune 700 vjet”

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.