Larisa Ferizaj, hendbollistja nga Kodralia e Deçanit, është transferuar në ekipin zviceran HSC Kreuzlingen
Në moshën vetëm 22-vjeçare, Larisa Ferizaj po bën realitet ëndrrën e saj sportive. Hendbollistja shqiptare, e lindur më 24 tetor 2003, është bërë pjesë e klubit zviceran HSC Kreuzlingen, duke hapur një kapitull të ri të rëndësishëm në karrierën e saj.
Ferizaj është dalluar për lojën e saj dinamike, vizionin në fushë dhe karakterin luftarak që e bën një lojtare të rëndësishme për çdo skuadër. Kalimi i saj në hendbollin zviceran shënon një hap të rëndësishëm drejt zhvillimit profesional, duke dëshmuar se puna e vazhdueshme dhe përkushtimi çojnë drejt suksesit.
E re në moshë, por me ambicie të mëdha, Larisa synon të vazhdojë rritjen e saj si lojtare, duke qenë shembull për shumë të rinj që ëndërrojnë suksesin në arenën ndërkombëtare.
Larisa Ferizaj është dëshmia e të mos u dorëzuarit kurrë drejt asaj që ke punuar me sakrificë dhe se puna një ditë do shpërblehet.