Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve në bashkëpunim me Bankën Botërore kanë lansuar projektin për reformën e sistemit të asistencës sociale (SAS) në Kosovë.
Ky projekt mundëson targetimin e saktë të familjeve që kualifikohen për asistencë sociale.
Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, tha se ky projekt do të mundësojë që të gjitha familjet të ndiejnë dorën e shtetit, duke larguar diskriminimin, duke luftuar varfërinë por duke punuar që të mos krijohet varësi nga asistenca sociale.