Veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Rrahman Zogaj ka vdekur në moshën 70-vjeçare gjatë së mërkurës, shkruan GazetaDemos.
Lajmin për vdekjen e Zogajt e kanë dhënë familjarët e tij, të cilët përmes një njoftimi kanë treguar se varrimi i tij do të bëhet të enjten në orën 14:00 në varrezat e lagjes.
Njoftimi i plotë:
Ju njoftojmë se sot më 06.07.2022 më i dashuri, babai ynë Rrahman (Demush) Zogaj ndërroi jetë në moshën 70-të vjeçare. Varrimi do të bëhet nesër më 07.07.2022 në orën 14:00 në varrezat e lagjes(Rruga për Kleçkë përballë Restaurant “Te Hamari”. Më i dashuri ynë, shpirti yt i bardhë le të pushojë i qetë!
Ndërkaq, një njoftim tjetër publikon SHFMU, “Rifat Berisha” , se në nderim të ish punonjësit të kësaj shkolle, Rrahman (Demush) Zogaj, nesër në ora 13:00 organizohet Akademi Përkujtimore!
Shkolla njofton gjithë personelin arsimor, nxënësit, shokët dhe bashkëqytetarët për këtë Akademi përkujtimore !