Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    LAJMI I FUNDIT: Raportohet se Kurti ua ka dërguar propozimet veteranëve të UÇK-së, ja çfarë përmban letra e tij

    20/07/2022 13:47
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Janë bërë më shumë se një muaj që kur kryeministri Albin Kurti iu ka premtuar organizatave të dala nga lufta e UÇK-së se do ua dërgojë një propozim-ofertë, në formë të shkruar, lidhur me kërkesat e tyre për pensione.

    Sipas Demokracia.com gjatë ditës së djeshme, kryeministri Kurti ua ka dërguar OVL UÇK-së letrën me disa propozime.

    Lidhur më këtë letër, është kontaktuar ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL UÇK-së, Faton Klinakun.

    Klinaku ka deklaruar se gjatë ditës së djeshme kryeministri Kurti ua ka dorëzuar letrën.

    “Na ka ardhur dje letra. Kur ta shqyrtojmë do t’i përgjigjemi kësaj letre”, ka deklaruar Klinaku për Demokracia.com.

    I pyetur se çka përmban kjo letër, ai nuk ka dhënë më shumë detaje.

    “Kur të përgjigjemi me shkrim kësaj letre, besoj ju njoftojmë edhe juve”, ka shtuar Klinaku.

    Takimi i drejtuesve të shoqatës së veteranëve të luftës së UÇK-së në Qeveri me kryeministrin Albin Kurti kishte ardhur një ditë pas protestës së veteranëve të organizuar para Kuvendit të Kosovës, ndonëse pas takimit veteranët kishin theksuar se nuk ishin pajtuar me asnjë nga pikat e shefit të ekzekutivit.

    Demokracia.com ka mësuar se në këtë letër të kryeministrit Kurti dërguar veteranëve përfshihet edhe hartimi dhe miratimi i një ligji të ri për veteranët, ku do të përfshihet edhe rregullimi i çështjes së pagës.

    Nga protesta e 16 qershorit ishte ndërprerë edhe seanca e Kuvendit të Kosovës, derisa deputetët e PDK-së dhe AAK-së nuk kishin lejuar që ajo të mbahet, duke bllokuar foltoren e Kuvendit.

    Artikuj të ngjashëm

    Maloku kritikon qasjen e Kurtit: Duhet të merret me parregullsitë në Hagë, jo me vizitat

    Olluri: Gjykata Speciale do ta përdorë fjalinë e Kurtit për t’ia vazhduar paraburgimin Thaçit e Veselit

    Kurti sulmon Thaçin e Veselin: Janë dy ish-kryetarë në Hagë që duhet t’i vizitojnë për instruksione politike

    Të Fundit

    Edon Zhegrova nën urdhrat e Jose Mourinhos, Fenerbahce e do transferimin e yllit kosovar

    Humbi jetën tragjikisht në Gjermani, bashkëshortja e Nexhatit reagon me dedikim shumë prekës

    Varroset sot 2-vjeçarja e cila u mbyt në një pishinë në Zallq të Istogut

    Sveçla: Numri nga i cili u bë kërcënimi me bombë është i lidhur me kriminelin Ratko Mladiq

    143 ditë në vapë, Tirana ndër qytetet më të nxehta në Evropë

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.