Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Ballina

    LAJMI I FUNDIT: Propozohet dyfishim i tarifave të energjisë elektrike

    12/08/2022 21:41
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Dyfishim i tarifave të rrymës është propozuar nga furnizuesi me rrymë, KESCO, në kërkesën e bërë te Zyra e Rregullatorit të Energjisë për shqyrtim të jashtëzakonshëm të tarifave.

    Të premten, KESCO ka publikuar propozimin e vet, për të cilin ZRRE-ja pritet të vendosë brenda dy javësh, siç ka bërë të ditur përmes një njoftimi pë media KOHA. KESCO ka arsyetuar kërkesën e vet me mosdisbursimin e subvencioneve të premtuara nga Qeveria dhe me rritjen e çmimeve të energjisë në tregjet ndërkombëtare.

    Në një njoftim të premten, KESCO ka publikuar propozimin e dërguar po këtë ditë në ZRRE për tarifat e rrymës. Nga tabela shihet se bëhet fjalë për një ngritje gati 100 për qind të çmimit.

    Aktualisht qytetarët paguajnë dy lloje tarifash, për shkak të bllokut tarifor të vendosur në 800kWh. Shtrenjtimi është propozuar si për ata që shpenzojnë më pak se 800kWh në muaj, si për ata që e tejkalojnë blloktarifën.

    Tarifa e ulët për ata që shpenzojnë nën këtë bllok është 2.89 centë për kWh, ndërsa e larta për konsumatorët familjarë që shpenzojnë më pak se ky bllok tarifor është 6.75 centë për kWh. Propozimi i KESCO-s është që me tarifat e reja çmimet të ngrihen në 5.43 centë për kWh si tarifë të ulët dhe 12.78 centë për kWh për tarifë të lartë.

    Ndërkaq çdo kWh që shpenzohet aktualisht mbi 800kWh të shpenzuar në muaj, kushton aktualisht 5.9 centë në tarifë të ulët dhe 12.52 në të lartën. Propozimi i çon këto tarifa në 11.09 centë për të ulëtën dhe 23.53 centë për të lartën.

    Tarifë e ulët është ajo që shpenzohet gjatë natës, ndërsa e larta ajo që shpenzohet gjatë orëve të ditës.

    Artikuj të ngjashëm

    DhTIK i reagon ZRRE-së: Ka pretendime në kundërshtim me shtetin ligjor

    ZRrE thotë se do të ankohen për vendimin e Gjykatës Komerciale, ku një kompani ia fitoi betejën e parë ligjore

    Bojleri, makina e rrobave apo shporeti – Cila shpenzon më shumë?

    Të Fundit

    Tre persona të lënduar në një aksident trafiku në rrugën Gjakovë – Klinë

    Kërkon lirinë, Gjykata e Lartë shqyrton sot kërkesën e Erion Veliajt

    Shoqërohet në polici një 22-vjeçar për drogë, lirohet pas intervistimit

    U nisën nga Shtimja për në Suharekë me motoçikletë – iu doli një qen – dalin detaje se si vdiq 40-vjeçarja në Qafë të Duhlës

    Stuhitë nga Evropa pritet të godasin edhe Kosovën, Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca me paralajmërim për qytetarët në Prishtinë

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.