Tashmë është kofirmuar se mbledhja e Këshillit të Sigurimit të OKB-së rreth Ukrainës do të mbahet nga ora 3:00 me kohën tonë lokale.
Kjo mbledhje vjen pasi u kërkua nga Ukraina, pas veprimeve ilegale të Rusisë në territorin e saj.
The Guardian raporton se Rusia, që udhëheqësja aktuale e Këshillit ka njoftuar që mbledhja do të bëhet në dyer të mbyllura.
Ndërkohë, SHBA, Britania e Madhe, Franca, Irlanda, Norvegjia dhe të tjerët po kërkojnë që mbledhja të jetë publike.
Kjo është përplasja e parë rreth çështjes në Këshill të Sigurimit dhe mbetet të shihet se si do të përfundojë e gjithë ngjarja pas pak.