Naim Murseli tashmë ka pranuar se ka porositur vrasjen e gruas së tij.
Që nga momenti i arrestimit deri më tani, Naim Murseli dhe dorasi kanë qenë duke u intervistuar në stacionin e Policisë.
Ndërsa gjatë ditës, Murseli ka marr pjesë në varrimin e gruas së tij.
Naim Murseli kishte deklaruar në polici atë natë se hajni kërkoi nga ta para, e më pas urdhëroi Naimin të largonte fëmijët nga vetura. Atëherë edhe dyshohet të ketë vrarë Liridonën.
Megjithatë, dorasi Granit Plava ka pranuar sot përpara policisë se ai ka kryer veprën në fjalë dhe se për të bërë këtë akt kriminal ishte urdhëruar nga vet Naimi.
Gjatë ditës është raportuar se Naim Murseli është dakorduar me Granitin që për 30 mijë euro “të kryhet kjo punë”.
Pamje të kamerave që dëshmojnë takimet mes tyre janë konfiskuar nga policia.