Superfansi i Kombëtares Shqiptare i cili mbahet mend për dronin në mes të Beogradit është arrestuar sot në Kukës.
Sipas burimeve të ABC mësohet se Ismail Morina është vënë në pranga pasi kishte një urdhër arresti dhe me vendim të Gjykatës së Durrësit ishte dënuar me 5 muaj e 12 ditë burg për armë mbajtje pa leje.