Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Ballina

    LAJMI I FUNDIT: Mblidhen krerët e shtetit, thonë se po koordionohen për zhvillimet në Veri

    01/08/2022 12:42
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Presidentja Vjosa Osmani, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, kryeministri Albin Kurti, zëvendëskryeministrja Donika Gërvalla dhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla janë mbledhur në një takim.

    Siç njofton Presidenca, takimi u zhvillua “më qëllim të vazhdimit të koordinimit ndërinstitucional në lidhje me zhvillimet e fundit në vend”.

    “Në takim ishin të ftuar edhe liderët e opozitës të cilët nuk kanë marrë pjesë”, njoftoi Presidenca.

    “Megjithatë, institucionet e vendit do të vazhdojnë kontaktet e rregullta dhe konsultimet me opozitën, me qëllim të koordinimit mbi çështje të interesit nacional”, thuhet në njoftim.

    Po ashtu, Presidenca thotë se “do të vazhdohet koordinimi i plotë dhe komunikimi i rregullt me aleatët strategjikë”.

    Shkrimi i plotë:

    Institucionet e Republikës së Kosovës vazhdojnë koordinimin në lidhje me zhvillimet e fundit në vend
    Sot, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, Zëvendës Kryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla Shwarz, si dhe Ministri i i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla kanë realizuar takim më qëllim të vazhdimit të koordinimit ndërinstitucional në lidhje me zhvillimet e fundit në vend. Në takim ishin të ftuar edhe liderët e opozitës të cilët nuk kanë marrë pjesë.
    Megjithatë, institucionet e vendit do të vazhdojnë kontaktet e rregullta dhe konsultimet me opozitën, me qëllim të koordinimit mbi çështje të interesit nacional.
    Po ashtu, do të vazhdohet koordinimi i plotë dhe komunikimi i rregullt me aleatët strategjik.

    Artikuj të ngjashëm

    “Kurti ta fshijë postimin dhe të kërkojë falje”, Geci bën publik komunikimin që pretendon se e kishte me Konjufcën

    Konjufca shkon në Kore të Jugut për të përfaqësuar Kosovën, ja në çfarë samiti po merr pjesë

    Përgatitja e seancës konstituive, opozita i thotë “po” takimit të ftuar nga Glauk Konjufca

    Të Fundit

    Abdixhiku pas takimit: Presim që zgjidhja të bëhet nëpërmjet insistimit për shumicë politike

    Miratohet udhëzuesi rreth zbatimit të Shtesave për Fëmijë dhe Lehona

    Pezullohet një zyrtar korrektues, dyshohet se ka shtënë me armë me gaz

    Policit që rrahu të dyshuarin në Klinë i caktohet 1 muaj paraburgim

    Dy persona vdesin nga zjarri në Spanjë, dy të tjerë nga vapa në Francë

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.