LAJMI I FUNDIT: Makina përplas biçikletën, vdes 30-vjeçari shqiptar

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Kukës.

Policia njofton se rreth orës 16:30, në vendin e quajtur “Ura 6-metroshe”, shtetasi A. B., (47), banues në Shtiqen, duke drejtuar automjetin tip “Volkswagen”, ka aksidentuar shtetasin S. D., (30), i cili lëvizte me biçikletë, ku për pasojë ka ndërruar jetë.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Kukës, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit./A2

Reklama