LAJMI I FUNDIT: Lista Serbe lëshon seancën e thirrur nga kryeministri Kurti

Deputeti i Listës Serbe, Slavko Simiç, ka përmendur ngjarjet në Shtërpcë dhe Graçanicë, shkruan Gazeta Demos.

“Nuk dëshironi t’i lini serbët të ushtrojnë të drejtën e votës. Po cenoni popullin tonë, dëshironi t’ia vështirësoni serbëve jetën.“

“Respektoni popullin tonë dhe të drejtat. Nuk do të vazhdojmë të jemi pjesë e kësaj seance sepse nuk dëshirojmë të legjitimojmë diçka që është antiserbe.”

Përfaqësuesit e Listës Serbe dje janë pritur në Beograd nga presidenti Vuçiq ku është diskutuar mbajtja e referendumit të Serbisë në Kosovë.

Seanca e jashtëzakonshme që po mbahet tani është thirrur dje nga kryeministri Albin Kurti dhe ka për qëllim nxjerrjen e një rezolute të përbashkët të deputetëve të Kosovës për moslejimin e mbajtjes së referendumit të Serbisë në Kosovë.

BE-ja dhe shtetet e QUINT-it kanë kërkuar nga institucionet e Kosovës që ta lejojnë mbajtjen e këtij referendumi sikur herët e kaluara, të cilën e kanë kundërshtuar institucionet kosovare. /Gazeta Demos/

Reklama