Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka thënë se është çështje ditësh për të mos thënë javësh se Ligji i Pagave do të kalojë në diskutim publik.
Sveçla thotë se MPB-jai ka rrumbullaksuar të gjitha punët e veta sa i përket kësaj çështje.
“Shumë shpejt, është çështje ditësh mos të them javësh që ky ligj do të kalojë në diskutim publik. Për sa i takon MPB-së ne tashmë i kemi rrumbullaksuar të gjitha punët tona”, tha Sveçla në KTV.
“Është çështje e vlerësimit edhe nga Ministria e Financave për shkak që normalisht se do të ketë një ndikim financiar”.
“Rrogat do të varen prej koeficientit që do të përcaktohet me buxhetin e Kosovës dhe kjo do të bëhet nga ana e Qeverisë e jo vetëm nga Ministria e Financave”, deklaroi Sveçla.