Ismet Munishi edhe zyrtarisht ka marr drejtimin e skuadrës më të madhe në vend – FC Prishtinës.
Insporti ekskluzivisht raporton se të dy palët tashmë kanë arritur marrëveshje dhe pritet që këto ditë të bëhet edhe publike.
Një nga trajnerët më të mirë shqiptar, do të marr timonin e skuadrës më të trofeshme në futbollin e Kosovës, duke filluar nga edicioni tjetër.
Ismet Munishi, do të drejtoj për herë të parë skuadrën e Prishtinës, ku edhe pritet një aventur jo e lehtë për trajnerin 47 vjeçar.