Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Magazina

    LAJMI I FUNDIT: Gjiko deklarohet për rastin e akuzave të dhunimit, ja çfarë thotë

    04/06/2022 08:49
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Reperi i njohur Gjiko ka qenë i ftuar mbrëmjen e së premtes në “Më lër të flas”.

    Ai ka folur për herë të parë mbi rastin gjyqësor me të cilin po përballet, mes akuzave që janë ngritur në drejtim të tij nga një femër për dhunim.

    Reperi pejan ka rrëfyer se si e ka përjetuar rëndë një gjë të tillë, por është munduar ta tejkalojë, duk besuar në të vërtetën e tij.

    “Gjendja emocionale ka qenë shumë e rëndë për mua, edhe pse mundohem të jem sa i fortë psikologjikisht. Kur lexon në një gazetë që thotë ekziston një video dëshmi që Gjiko e ka bërë këtë krim… nuk e di si mund ta besojnë njerëzit, kur shteti po ta ketë atë provë, të fut në burg. Si mundet një portal të japë moshë, të thotë që ekziston video, dhe shumë gjëra të tjera. Unë e di që nuk ka shkuar asnjë person për mua në polici dhe të thotë që ky më ka përdhunuar”, ka thënë Gjiko.

    Tutje, 30-vjeçari shtoi se e vërteta do të dalë në shesh herët a vonë dhe të gjithë ata që kanë akuzuar do të mbajnë përgjegjësi.

    “Nëse ekziston një njeri që një herë në jetë, jo vetëm për këtë, por dhe për diçka më të lehtë, sikur t’ia kem prishur qejfin njëherë, të dalë lirshëm në televizor dhe ta thotë. Do të doja të flisja më shumë, por me sa kam folur me avokatët, këto që po themi këtu, do të shkruhen në portale dhe mund të shtrembërohen. Le ta dinë të gjithë që herët apo vonë, e vërtetë ka për të dalë. Herët apo vonë, ata që kanë dashur të më njollosin, do të dalin para gjyqit. Edhe ata persona të njohur, që kanë ndikim dhe kanë shkruar në rrjete sociale diçka që nuk është e vërtetë do të mbajnë përgjegjësi”, ka thënë reperi, emri i vërtetë i të cilit është Asdren Gjikolli. 

    Artikuj të ngjashëm

    Reperi Gjiko lirohet nga akuza për dhunimin e një të miture dhe për armëmbajtje pa leje

    Ky është dedikimi i ëmbël i Elitës për Gjikon në përvjetorin e martesës

    Majk e Gjiko “thumbojnë” estradën për blerjen e klikimeve

    Të Fundit

    Mbytet një fëmijë në një pishinë familjare në fshatin Zallç të Istogut

    “Bre rrenca, qysh s’po ju vjen marre”- Musliu ia thotë në sy Hekuran Muratit në Kuvend

    Rrëzohet një aeroplan në Austri, humbin jetën katër persona

    Haxhiu përsërit qëndrimin: Tërhiqem nëse s’i marr 61 “vota të fshehta”

    Lushaku-Sadriu: VV-ja i ka marrë peng institucionet për ta mbajtur veten në qeveri

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.