Kryetari pro-rus i një qyteti në lindje të Ukrainës, i cili kishte mirëpritur pushtimin rus, është gjetur i vdekur, raporton “Daily Mail”.
Vlodymyr Struk, nga qyteti Kreminna në Luhansk, është vrarë të martën. Bashkëshortja ka treguar se Struk është gjetur me plagë në zemër dhe se ai ishte kidnapuar nga shtëpia.
Duke treguar për lajmin në Facebook, këshilltari i Ministrisë së Mbrojtjes të Ukrainës, Anton Gerashchenko ka thënë se Struk ishte përkrahës i “Republikës së Luhanskut” dhe se vazhdimisht kishte ndjekur pozitë pro-ruse dhe kishte komunikuar javën e kaluar me Federatën Ruse. Ai e ka quajtur Strukin një tradhëtar.
Ai ka thënë se Ukraina nuk ka pasur asnjë punë me Strukun në tetë vjetët e fundit.
“Një tradhtar më pak për Ukrainën! Vladimir Struk, ish-zëvendës i Këshillit Rajonal të Luhanskut, dhe kreu i Kreminetsk OTG, është gjetur i vdekur”, është shkruar nga Gerashchenko.