Edhe ditën e sotme dhjetëra qytetarë të Deçanit kanë kërkuar ndihmë mjekësore në QKMF-në “Adem Ukëhaxhaj”, për shkak të dyshimit të helmimit.
Drejtori i QKMF-së në Deçan, Selmon Berisha ka thënë se edhe mëngjesin e sotëm disa pacientë kanë kërkuar ndihmë mjekësore.
Caktimi i termineve për vaksinim mbi 18-vjeç nga sot mund të bëhet në versionin live
“Po edhe sot në mëngjes kanë ardhur qytetarë për të kërkuar ndihmë mjekësore, fluksi të themi është si në ditët e kaluara, por sot ka më pak qytetarët që kanë kërkuar ndihmë”, ka thënë ai.
Berisha ka treguar se gjendja e të gjithë pacientëve është e mirë.