Kancelari gjerman, Olaf Scholz, është takuar me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq në Beograd.
Në një konferencë për media, Vuçiq tha se gjatë këtij takimi, me Scholz ka folur për dialogun Kosovë-Serbi derisa ka shtuar se Serbia do të angazhohet për të mirën e këtij dialogu.
“Ne do të bëjmë më të mirën për të bërë progres në kuadër të dialogut me Prishtinën nën patronatin e Brukselit”, ka thënë Vuçiq.
Scholz gjithashtu është treguar i prerë në kërkesën që Serbia duhet t’i vendosë sanksione Rusisë si dhe t’i mbështesë sanksionet e vendosura nga BE-ja.
“Unë fola rreth pozitës tonë dhe specifikave për situatën rreth Kosovës, energjisë dhe raporteve tradicionale me Rusinë”, ka thënë Vucic, shkruan tanjug.
Vuçiq ka thënë se me Scholzin kanë folur për të gjitha temat, në kuadër të të cilave ka pasur edhe tema të rënda.