Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Deklarohet presidentja Osmani para nisjes së Samitit të BE-së, flet rreth liberalizimit të vizave

    23/06/2022 09:12
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka folur para nisjes së samit dyditor në Bruksel, të paraprirë nga një takim i krerëve të shteteve dhe qeverive të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor.

    Osmani para mediave ka thënë se ka shpresa për vendim për liberalizim të vizave për Kosovën, por ka potencuar se nuk dëshiron të rrisë pritshmëritë në këtë kohë ngase bëhet fjalë për një proces që varet nga vendet anëtare të BE-së.

    Osmani ka ripërsëritur se Kosova ka përmbushur të gjitha kushtet për liberalizim të vizave dhe se Parlamenti Evropian ka rekomanduar heqjen e regjimit të vizave për Kosovën.

    “Ne kemi shpresa, por nuk dua të rrisë pritshmëritë në këtë kohë, sepse ky proces nuk varet nga ne. Kosova ka përmbushur kushtet dhe tani është koha që vendet anëtare të marrin vendim, sepse është padrejtësi e madhe për Kosovën. Ne kemi përmbushur kriteret katër vite më parë. Është koha që vendet e BE-së të marrin vendim. Rruga euroatlantike  është alternativa jonë e vetme, besoj se për këtë arsye të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor e meritojnë të jenë këtu sot dhe të shprehin pikëpamjet e tyre”, u shpreh Osmani para gazetarëve.

    Takimi i liderëve të BE-së dhe gjashtë partnerëve nga Ballkani Perëndimor fillon në orën 09:30 në ndërtesën e Këshillit Evropian.

    Artikuj të ngjashëm

    Osmani dhe Rohde flasin për moskonstituimin e kuvendit

    Osmani uron ditën e komunitetit egjiptian në Kosovë

    “A e keni ditur se në Kosovë prodhohen anije”, Presidentja Osmani viziton kompaninë në Prizren

    Të Fundit

    Kos: Kosova shpejt të formojë qeverinë e re, janë bllokuar 900 milionë euro nga pako e BE-së

    Rama takohet me Ahmetin në Shkup: Mbështetje për rrugën Evropiane të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut

    “Kokainë, municion luftarak, 110 kapsolla detonatore”, arrestohet 42-vjeçari në Shkodër

    Kos në Shkup lavdëron Shqipërinë për kapitujt me BE-në, përmend edhe Kosovën

    Danimarka merr Presidencën e BE-së, zotohet se do të avancojë negociatat e zgjerimit me Ballkanin Perëndimor

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.