Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    LAJMI I FUNDIT: Deklarohet G7 rreth Kosovës dhe Serbia, kanë disa kërkesa

    14/05/2022 17:39
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Sot në Gjermani janë mbledhur ministrat e Jashtëm të G7, Kanadasë, Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar, SHBA-së dhe Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borell. Në komunikatën e përbashkët të lëshuar nga G7, përmendet edhe rajoni i Ballkanit Perëndimor, në mënyrë specifike edhe dialogu në mes të Kosovës dhe Serbisë.

    Sic thuhet në komunikatën e përbashkët, vendet e G7 i bëjnë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të angazhohen në mënyrë konstruktive në dialog dhe të zbatojnë plotësisht dhe pa vonesë marrëveshjet e kaluara.

    Ministrat e G7, kanë thënë se Kosova dhe Serbia duhet të normalizojnë raportet e tyre përmes një marrëveshje gjithpërfshirëse dhe ligjërisht të obligueshme e cila do të mundësojë realizimin e perspektivave evropiane të të dy shteteve dhe që  kontribuon në stabilitetin rajonal dhe përfitojnë të gjithë njerëzit në rajon.

     “Ne i bëjmë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të angazhohen në mënyrë konstruktive në Dialogun e lehtësuar nga BE-ja, të zbatojnë plotësisht të gjitha marrëveshjet e kaluara pa vonesa dhe të normalizojnë marrëdhëniet e tyre përmes një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht të detyrueshme, e cila do të mundësojë realizimin e perspektivave të tyre përkatëse evropiane kontribuojnë në stabilitetin rajonal dhe përfitojnë të gjithë njerëzit në rajon”, thuhet në komunikatë.

    Gjithashtu në komunikatë është vlerësuar fakti se Kosova është rreshtuar me perëndimin sa i përket sanksionve kundër Rusisë, është vlerësuar edhe përafrimi i Bosnjes, derisa kanë kërkuar që edhe Serbia ta bëj të njejtën.

    Artikuj të ngjashëm

    Kurti: Përgjatë lumit Ibër janë 35 ura, në vjeshtë bëhen 37

    Kurti thotë se do të marrë pjesë në takimin e thirrur nga Presidentja Osmani

    Agim Bahtiri e kap “kacinë”, ministri Elbert Krasniqi e tall “nuk e ke pru Shakirën”

    Të Fundit

    Osmani: Çdo kapitull i Republikës së Kosovës mbart vulën e SHBA-së

    Projekt politik për të kënaqur Serbinë” – Bosch përkrah kritikat e profesorit britanik ndaj Gjykatës Speciale 

    Lamtumirë Juventus, Real Madrid siguron kalimin në çerekfinale të Kupës së Botës për Klube

    Lindau, Bodensee në Gjermani përfshihet nga erëra të fuqishme dhe breshër i madh — shkaktohen dëme materiale

    Lirohet për qarkullim rruga drejt Jarinjës 

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.