Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    LAJMI I FUNDIT: Banka Botërore mesazh për Kurtin e Muratin rreth Trustit

    01/06/2022 18:24
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, pritën sot në takim zëvendëspresidenten e Bankës Botërore për Evropën dhe Azinë Qendrore, znj.Anna Bjerde, drejtoreshën rajonale të Bankës Botërore për Ballkanin Perëndimor, znj.Linda van Gelder, drejtoreshën e re rajonale për Ballkanin Perëndimor, znj.Xiaoqing Yu, si dhe Menaxherin e zyrës së Bankës Botërore për Kosovë, z.Massimiliano Paolucci.

    U bisedua për stabilitetin institucional dhe indikatorët pozitivë. Kryeministri veçoi rritjen e eksporteve  dhe potencialin e madh në fushën e teknologjisë së informacionit si dhe angazhimin e qeverisë për digjitalizim. Znj.Bjerde e përgëzoi Qeverinë për rritjen ekonomike që ishte ndër më të lartat në rajon.

    Përfaqësuesit e Bankës Botërore thanë se presin që së shpejti të kalojë në kuvend marrëveshja për reformën sociale, sepse ajo është përgjigja e duhur ndaj krizës inflacionare dhe jo prekja e mjeteve të trustit pensional.

    Si përparësi e pasuri e vendit tonë u theksua kapitali njerëzor, prandaj Qeveria është fokusuar te investimet në fëmijërinë e hershme, në kopshte e parashkollorë. U fol për rëndësinë që ka arsimimi profesional në parandalimin e migrimit të të rinjve. Kryeministri theksoi mbështetjen e Qeverisë për vajzat në STEM, me qëllim të mbylljes së hendekut gjinor në profesione.

    Kryeministri Kurti shprehu mirënjohjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës për mbështetjen e Bankës Botërore për Kosovën në shumë fusha. Ai veçoi projektin për përballjen me pandeminë Covid-19. Lidhur me situatën stabile aktuale në vend, u theksua se tash e disa ditë kemi regjistruar numra njëshifrorë të të infektuarve me këtë virus. Znj.Bjerde cilësoi si impresive shkallën e vaksinimit që Kosova ka arritur.

    Duke biseduar për situatën aktuale me energji elektrike, u përmend edhe ndikimin i luftës në Ukrainë. Kryeministri bëri të ditur se jemi afër lansimit të Strategjisë së energjisë dhe ritheksoi përkushtimin e Qeverisë për energji të ripertëritshme.

    Artikuj të ngjashëm

    Murati: Nga sot ka filluar mbulimi i kostos së policës kufitare për bashkatdhetarët

    Murati: Opozita po vazhdon të mos e kryejë obligimin kushtetues

    Murati: AGK-ja është dashur të mbajë konferencë para zyrave të ndonjë oligarku, jo Qeverisë

    Të Fundit

    Lamtumirë Juventus, Real Madrid siguron kalimin në çerekfinale të Kupës së Botës për Klube

    Lindau, Bodensee në Gjermani përfshihet nga erëra të fuqishme dhe breshër i madh — shkaktohen dëme materiale

    Lirohet për qarkullim rruga drejt Jarinjës 

    Rruga Rashkë–Jarinjë e bllokuar nga disa qytetarë serbë, qarkullimi në kufirin me Kosovën pothuajse i ndaluar

    Amerika feston pavarësinë, pamje nga hedhja e fishekzjarreve në Prishtinë

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.