Është raportuar para disa ditësh se një police nga Rahoveci ishte larguar nga shtëpia e saj, dhe se nuk dihej asgjë për fatin e saj.
Ajo siç mëson Gazeta Sinjali sot është lajmëruar shëndosh dhe mirë; duke e dhënë deklaratën e saj para autoritetit policor.
Ende nuk dihet se ku ishte policja nga Rahoveci, që prej të dielës së kaluar nuk dihej asgjë për fatin e saj,dhe policja e zhdukur ishte: Valdete Jakupi.
Largimin e kësaj të fundit nga shtëpia e kishte lajmëruar vajza e saj në Polici.
Policia ende nuk ka dalë me deklaratë zyrtare për rastin në fjalë.