Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Podujeva shpall gjendje emergjente, shkak kriza me mbeturinat

GD
Gazeta Demos5 gusht 2026 në 13:05
Podujeva shpall gjendje emergjente, shkak kriza me mbeturinat

Komuna e Podujevës ka shpallur gjendje emergjente për shkak të gjendjes së rënduar të krijuar nga mosgrumbullimi i mbeturinave, duke paralajmëruar masa urgjente për tejkalimin e situatës.

Vendimi është marrë nga Shtabi Emergjent për Mbrojtje dhe Shpëtim dhe do të jetë në fuqi nga 5 gushti deri më 5 nëntor 2026.

Kryetari i Komunës, Shpejtim Bulliqi, i cili kryeson Shtabin Emergjent, tha se problemi me menaxhimin e mbeturinave ka muaj që është përkeqësuar, si në qytet ashtu edhe në fshatrat e Podujevës.

Ai tha se Kompania Rajonale e Mbeturinave "Pastrimi", për shkak të pamundësisë për të ofruar shërbime në fshatra, kishte kërkuar më herët të lirohej nga kjo përgjegjësi, e cila më pas i ishte kaluar kompanisë private "Natyra". Megjithatë, sipas Bulliqit, tashmë probleme ka edhe në qytet.

"Ka raste që operon me një kamion, e ka ditë që nuk ofron shërbim fare. Për shkak të kësaj gjendjeje që është krijuar, ku tash i kemi edhe mërgimtarët këtu dhe vëllimi i mbeturinave është rritur dhe duke pasur parasysh shëndetin e qytetarëve, e kam marrë një rekomandim nga Drejtoria e Shërbimeve Publike që të shpallim gjendjen emergjente", tha Bulliqi.

Sipas tij, vendimi mbështetet në raportet e Drejtorisë së Shërbimeve Publike, Mbrojtje dhe Shpëtim, Drejtorisë së Inspeksionit dhe Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare, të cilat konstatojnë gjendjen e rënduar.

Bulliqi shtoi se Komuna ka subvencionuar vazhdimisht KRM "Pastrimi" për t'ia lehtësuar funksionimin, por pa rezultat.

"Vullneti ynë është që ta ndihmojmë këtë ndërmarrje, por po shihet që ka keqmenaxhim nga menaxhmenti i saj. Për shkak të kësaj gjendjeje, ne duhet të gjejmë një zgjidhje të shpejt për mbledhjen e mbeturinave në qytet", deklaroi ai.

Edhe drejtori i Shërbimeve Publike, Mbrojtje dhe Shpëtim, Bahri Selimi, vlerësoi se situata e krijuar e bën të domosdoshme shpalljen e gjendjes emergjente. Ndërkaq, drejtori i Inspeksionit, Shuajb Blakçori, dhe anëtarët e tjerë të Shtabit kërkuan ndërmarrjen e masave të menjëhershme për normalizimin e gjendjes.

Propozimi për shpalljen e gjendjes emergjente u miratua njëzëri.

Sipas vendimit, Drejtoria e Shërbimeve Publike obligohet të hartojë dhe zbatojë një plan operacional emergjent për grumbullimin, transportimin dhe largimin e mbeturinave, si dhe të iniciojë procedurën e përshpejtuar të prokurimit për marrjen me qira të tre kamionëve, së bashku me tre vozitës, të cilët do të operojnë në kuadër të KRM "Pastrimi".

Po ashtu, Drejtoria e Inspeksionit është obliguar të intensifikojë kontrollet për parandalimin e deponive të paligjshme dhe të ndërmarrë masa ndaj shkelësve, ndërsa Drejtoria për Buxhet dhe Financa duhet të sigurojë fondet e nevojshme për financimin e masave emergjente.

shkakemergjentegjendje

Më shumë nga Lajme

  • 16:06Digjet një veturë në Gjakovë, zjarrfikësit lokalizojnë flakët
  • 16:06Zjarri në hotelin në Vlorë, reagon Kurti: Jemi të tronditur
  • 15:49Përditësimi i fundit: A ka pritje në pikat kufitare të Kosovës këtë pasdite?
  • 15:38Një muaj para shpalljes së aktgjykimit në Hagë, Bajrami: Lufta e UÇK-së ishte luftë për lirinë e Kosovës
  • 15:19Mbi 63 mijë euro të fshehura në bagazhin e shoferit, kapen në autobusin Gjermani-Kosovë